LAJME

Instituti i Kërkimeve Arsimore: Një e treta e të rinjve europianë janë “analfabetë funksionalë”

Instituti i Kërkimeve Arsimore: Një e treta e të rinjve europianë janë “analfabetë funksionalë”
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2026, 13:10

Maciej Jakubowski, drejtor i Institutit të Kërkimeve Arsimore, thotë se raporti i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me rezultatet PISA-s ka treguar “rënie në shumicën e vendeve europiane” në fushën e arsimit, ka raportuar të enjten (10.09.2026) televizioni Euronews.

Jakubowski ka thënë se raporti i fundit i OECD-së për PISA-n tregon “një numër në rritje të nxënësve” që nuk po arrijnë “nivel bazë të aftësive në lexim, ose matematikë”. Rënia është e dukshme në “shumicën e vendeve europiane”, ka shtuar ai.

Kjo do të thotë se rreth “një e treta e të rinjve europianë” janë nën Nivelin 2 në PISA, që, sipas drejtorit të Institutit të Kërkimeve Arsimore, do të thotë se ata janë “analfabetë funksionalë”.

PISA mat kryesisht aftësitë në lexim, matematikë dhe shkencë. Rezultatet e testit janë publikuar më 8 shtator.

Por Jakubowski është i kujdesshëm kur vjen puna te lidhja e mediave sociale me rezultatet e dobëta. “Nuk mund të themi në mënyrë shkakësore se ka një marrëdhënie, por ky është hamendësimi i parë”, ka thënë eksperti. “Në fakt ne po shohim nxënësit që më nuk po lexojnë edhe aq”, ka thënë ai, duke theksuar se leximi në celular “nuk është i njëjti lexim – është tekst i shkurtër”. Jakubowski ka thënë se nxënësit po e kalojnë shumicën e kohës në celular duke shikuar video të shkurtra.

Ai ka thënë se derisa rezultatet nxorën të dhëna të mira në shkencë në vendet e Bashkimit Europian, shqetësime kanë ngritura rezultatet në matematikë dhe lexim. “Kështu që shkathtësitë e të lexuarit po pësojnë rënie, dhe e njëjta po ndodh edhe me matematikën”, ka shtuar Jakubowski.

Roxana Minzatu, zëvendëspresidente e Komisionit Europian, ka thënë se rezultatet e PISA-s kanë provuar nevojën për të reaguar krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian./Kallxo.com

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika