Ka më shumë se dy javë që kur në Kosovë numri i të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 është rritur dukshëm.
E, si pasojë e kësaj Qeveria e Kosovës për mos përhapjen e këtij virusi ka marrë masa të reja.
Njëra ndër to është edhe respektimi i ligjit anti-Covid.
Por, pavarësisht kësaj, shumë qytetarë nuk po e zbatojnë këtë ligj.
Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar numër të madh të gjobave.
Tre mijë e 981 qytetarë janë dënuar nga Policia e Kosovës vetëm për 24 orë.