LAJME

Policia, bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë

Policia, bastisje në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Gusht 2023, 09:48

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka nisur bastisjet në Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, ndërsa tashmë ka shoqëruar në Polici drejtorin e Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtorin e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Bastisje në MINT

Telegrafi mëson se Policia e Kosovës ka hyrë edhe në zyrën e ministres Rozeta Hajdari, shefit të Departamentit të rezervave shtetërore, Hafiz Gara dhe në zyrën e ish sekretarit Irfan Lipovica.

Sipas mëson Telegrafi ky aksion vjen pas publikimit të disa incizimeve për ‘skandalin e grurit dhe vajit’.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar. /Telegrafi/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika