LAJME

Policia arreston një të dyshuar për grabitjet e fundit nëpër institucione mikrofinanciare

Policia arreston një të dyshuar për grabitjet e fundit nëpër institucione mikrofinanciare
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Shkurt 2025, 20:38

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në së paku shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurorit të shtetit.

“Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika