Home LAJME Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

0
Policia arreston Korab Gashin, i dyshuar për grabitjen e armatosur në Suharekë

Policia e Kosovës ka arrestuar Korab Gashin në lidhje me dyshimet se i njëjti është i përfshirë në grabitjen e armatosur në Suharekë në një argjendari si dhe për plagosjen e një zyrtari policor në nëntor të vitit 2023.

Korab Gashi i cili për shtatë muaj ka qenë në arrati, është vënë në pranga nga Policia në Prishtinë sot, më 01.07.2024.

“Policia e Kosovës sot më 1 korrik 2024  gjatë një operacioni të organizuar nga njësitet relevante të saj ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar me iniciale (K.G.), i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e Grabitjes së argjendarisë në Suharekë. I apostrofuari me iniciale (K.G.) ndodhej në arrati që nga muaji nëntor i vitit 2023 dhe tani më është arrestuar nga autoritetet policore”-thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here