- Reklama -

Policia arreston 27 vjeçarin në Prishtinë, i sekuestron kanabis

Policia e Kosovës mbrëmë në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë, ka kontrolluar një 27-vjeçar me ç’rast ia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuanë).

Rastin e ka konfirmuar për FrontOnline, Agron Borovci, zëdhënës i policisë rajonale në Prishtinë, i cili tha se i dyshuari është arrestuar.

- Reklama -

Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave që kanë shtrirë aktivitetin e tyre kriminal në fushën e narkokriminalitetit.

Kështu, më 25.11.2020 rreth orës 21:30, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, policia mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm si rezultat i një pune hetimore paraprake, ka kryer një kontroll personi ndaj një të dyshuari me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).

Ndaj tij, policia ka iniciuar një hetim për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, tha ai./FrontOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort