Plaçkitet mjeti transportues me paratë e Procredit Bank

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Mar 8, 2021
Plaçkitet mjeti transportues me paratë e Procredit Bank

Një mjet transportues i parave të Procedit Bank, është plaçkitur nga persona akoma të panjohur, mëson GazetaBlic.

E gjithë ngjarja ka ndodhur tek Liqeni i Badovcit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona.

Nga kompania Besa Security kanë deklaruar për ‘GazetaBlic’ se janë dy persona të lënduar.

Ata gjithashtu shtojnë se janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Të lënduar ka, janë dy persona. Krejt në rregull është, tani jemi nisur në vendin e ngjarjes”, thotë ai.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë ngjarje që ka ndodhur pak më parë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika