brojtësi i Viktimave kërkon që një shumë e gjithsej prej 50 mijë eurosh t’u akordohet viktimave të tërthorta 2,3,4,5,6,7 dhe 8 për dëm material”, tha kryetarja e trupit gjykues Judge Mappie Veldt-Foglia.Të gjitha këto kërkesa të mbrojtësit të viktimave janë gjetur të bazuara nga ana e Trupit gjykues.
Megjithëse Trupi Gjykues rikujtoi se përgjegjësinë për pagesën e kompensimit për viktimat e mban ekskluzivisht Shala, u theksua se në kohën e lëshimit të Urdhrit për Zhdëmtim, ai “nuk duket se zotëron mjetet financiare për përmbushjen e plotë të urdhrit”. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues theksoi nevojën për përfshirjen e aktorëve të tjerë për zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim, sidomos të Kosovës.Trupi Gjykues theksoi fillimisht se programi i Kosovës për kompensimin e viktimave të krimit mund të jetë një mënyrë për zbatimin e Urdhrit për Zhdëmtim, edhe pse shumat maksimale që mund të akordohen nga ky program janë më të ulëta se ato të përcaktuara në Urdhrin për Zhdëmtim.
“Trupi Gjykues theksoi gjithashtu se Kosova ende nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për të garantuar realizimin e kompensimit për viktimat e krimeve që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara. Rrjedhimisht, Trupi Gjykues ftoi përsëri Kosovën që të miratojë ligjet e nevojshme dhe të krijojë një mekanizëm zhdëmtues për kompensimin e viktimave të krimeve që përfshihen në juridiksionin e Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.Sipas ZPS-së krimet u kryen përafërsisht midis 17.05.1999 dhe 05.06.1999, kundër personave të ndaluar, e viktimat ishin civilë që nuk merrnin pjesë në konfliktin e armatosur në Kosovë në atë kohë.Sipas aktakuzës, viktimat e këtyre krimeve ishin persona të dyshuar për bashkëpunim me Serbinë ose për mospërkrahje të UÇK-së.
Në aktakuzë thuhet se të arrestuarit në fabrikën e metaleve janë sulmuar në mënyrë rutinore fizikisht, duke përfshirë rrahjet me instrumente të ndryshme, ashtu edhe psikologjikisht, duke përfshirë kërcënimin me vdekje, poshtërimin, ngacmimin, marrjen në pyetje dhe deklaratat dhe rrëfimet e detyruara ose të detyruara.Shala u shpall fajtor më 16 korrik 2024 për krimet e luftës të ndalimit arbitrar, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe u dënua më 18 vjet burgim, ku llogaritet koha e kaluar në paraburgim.Ai nuk e kishte pranuar fajësinë para kësaj gjykate, duke theksuar se ka luftuar për lirinë e vendit.“Dëshiroj të ju falënderoj, unë e respektoj drejtësinë dhe nuk i iki. Asnjëherë në jetën time s’e kam bërë atë që më ngarkuar me aktakuzë. Kurrë asnjëherë, këto janë të panjohura për mua. Unë kam qenë vetëm një luftëtar që kam luftuar për lirinë e vendit tim asgjë më shumë dhe asgjë më pak.
Unë kam luftuar kundër një makineri kundër një regjimi luftarak të Millosheviqit”- kishte thënë Shala.Pjetër Shala së bashku me persona të tjerë akuzohet se kishin dërguar në qeli persona të ndryshëm në mënyrë të kundërligjshme duke i prangosur.Shala akuzohet se i kishte keqtrajtuar të ndalurit në këtë qeli dhe i kishte rrahur me mjete të ndryshme.Sipas prokurorisë personat që ishin ndaluar në këtë zonë, i nënshtroheshin çdo ditë rrahjeve me mjete të ndryshme si shufra metali, armë, shkopinj dhe thika.
Zyra e Prokurorit të Specializuar pos të tjerash pretendon se si pasojë e keqtrajtimit të të ndaluarve në fabrikën e metalit në Kukës, shumë viktima humbën vetëdijen, pësuan thyerje eshtrash dhe u mbuluan me gjak.Procesi gjyqësor ndaj tij filloi më 21.02.2023 me fjalët hyrëse të Prokurorit të Specializuar, mbrojtësit të viktimave dhe mbrojtjes.Procedura e provave në këtë rast u mbyll më 09.02.2024 dhe fjalët përfundimtare u thanë nga 15 deri më 17.04.2024.Shkrimet e tjera lidhur me procesin gjyqësor kundër Pjetër Shalës mund t’i lexoni në këtë LINK.