LAJME

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë stërvijten për snajperë e liderë luftarakë

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë stërvijten për snajperë e liderë luftarakë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2026, 17:04

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përfunduar me sukses “Kursin Bazë për Snajper” dhe “Kursin e Liderit Luftarak”, në kuadër të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe operative të pjesëtarëve të Forca e Sigurisë së Kosovës.

 

Sipas njoftimit, Kursi Bazë për Snajper është realizuar nga Qendra e Stërvitjes Profesionale, me fokus në ngritjen e aftësive taktike dhe operacionale të pjesëtarëve të FSK-së për qitje precize nga distanca të largëta dhe me kalibra të ndryshëm.

Ndërkohë, Kursi i Liderit Luftarak është zhvilluar nga Shkolla e Nënoficerëve, ku pjesëmarrësit kanë kaluar trajnim intensiv në fushat e udhëheqjes ushtarake, planifikimit operacional, komunikimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të procedurave taktike në terren.

“Përmes ligjëratave profesionale dhe ushtrimeve praktike, kursantët demonstruan disiplinë, përkushtim dhe nivel të lartë profesionalizmi”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika