Home LAJME Pierce i shpreh Kurtit shqetësimet e saj në lidhje me “tensionet e fundit” midis Kosovës dhe Serbisë

Pierce i shpreh Kurtit shqetësimet e saj në lidhje me “tensionet e fundit” midis Kosovës dhe Serbisë

0
Pierce i shpreh Kurtit shqetësimet e saj në lidhje me “tensionet e fundit” midis Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot, më 05.08.2025, një bisedë me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social “X”.

Sipas njoftimit, në bisedën e saj me Albin Kurtin Karen Pierce ka shprehur shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Dame Karen Pierce, e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, bisedoi sot me kryeministrin në detyrë Kurti për të diskutuar shqetësimet e saj në lidhje me tensionet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe nevojën për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja” –  thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në mbrëmjen e 14 korrikut 2025 ka pasur darkë pune me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce.

Në këtë takim ishte diskutuar edhe për Procesin e Berlinit.

Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar se Pierce vjen në Kosovë për herën e dytë, pasi që në prillin e kaluar ishte pjesë e delegacionit të sekretarit të Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here