LAJME

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, fiton dy çmime prestigjioze në Vjenë

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, fiton dy çmime prestigjioze në Vjenë
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Nëntor 2026, 17:53

Pianistja e re nga Prizreni, Hira Haxhibeqiri, ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës.

Më 20 nëntor 2026, ajo përfundoi me sukses pjesëmarrjen në Gala Koncertin e “International Piano Balkan Competition – Vienna 2026”, të mbajtur në Mozarthaus Vienna, në Austri.

Haxhibeqiri u nderua me Çmimin e Parë (First Prize Winner), si dhe me çmimin “Young Artist Award” (Çmimi i Artistit të Ri).

Kjo arritje përbën një tjetër sukses në rrugëtimin e saj muzikor dhe një krenari për qytetin e Prizrenit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika