Në kampin e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, me pjesëmarrje nga Policia, KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja, AME-ja dhe Shërbimet Shëndetësore, është mbajtur ushtrimi i përbashkët operacional “Shpata e artë”.
Sipas PK-së, qëllimi i këtij ushtrimi të përbashkët ishte fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimit për reagim emergjent në raste të incidenteve kritike, situatave kur kërkohet angazhim dhe bashkëpunim ndërinstitucional në ruajtjen e sigurisë publike, duke reflektuar bashkëpunimin shumë të mirë institucional dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë, efikas dhe efektiv ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.





