Shoqatat e Transportit Rrugor të Udhëtarëve sot pas marshit-protestues me autobusë, ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë.Kryetari i kësaj shoqate Ruzhdi Kurtishaj theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë se heqin dorë nga kërkesat e tyre, por siç tha ai ky vendim ka ardhur për shkak të motit të lig.Të nderuar operatorë të transportit rrugorë të udhëtarëve
Pezullohet greva e transportit të udhëtarëve

Bazuar në faktin se jemi të ballafaquar me këtë dimër të vonshëm në pranverë dhe interesin publik të qytetarëve në këtë kohë acari e pandemie dhe dhe agjendën politike për konsolidim të institucioneve të vendit, Këshilli dtejtues dhe organizativ i Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve mori këtë vendim:Pezullim të përkohshëm të protestës për shkak të rrethanave klimatike, pandemike e politike.
Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e grevës
Ti japim kohë Qeverisë në ardhje dhe avancimit të dialogut publiko- privat
Jemi të habitur me mosreflektimin e mësimdhënësve për mungesën e nxënësve në shkollë gjatë prostestës 5-ditore.
Për çdo vendim tjetër Këshilli organizativ i protestës do t’ju njoftojë me kohë.
Falënderojë të gjithë operatorët e transportit rrugorë të udhëtarëve !
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

