LAJME

Pesë ditë nga ndryshimi i masës së arrestit shtëpiak, Damka merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

Pesë ditë nga ndryshimi i masës së arrestit shtëpiak, Damka merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Mars 2025, 19:59

Të mërkurën janë bërë pesë ditë kur ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i është ndryshuar masa e arrestit shtëpiak. Për Damkën tani ka masë ndalimi për t`iu afruar vendit e personit të caktuar, pasi në ditën e zgjedhjeve sulmoi e kërcënoi një kandidate për deputete. Pas zëvendësimit të masës, ai është parë në mbledhjen e Qeverisë

Në ulësen e ministrit krah anëtarëve të tjerë të Qeverisë është kthyer të mërkurën Fikrim Damka.
Ministri i Zhvillimit Rajonal mori pjesë në mbledhjen e kabinetit qeveritar, më pak se një javë nga ndërprerja e arrestit shtëpiak.

Damka është arrestuar ditën e zgjedhjeve nën dyshimin për sulm dhe kanosje të një kandidateje për deputete, derisa ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

Por, arresti shtëpiak i është ndërprerë më 7 mars, derisa masa i është zëvendësuar me ndalimin për t`iu afruar vendit apo personit të caktuar deri më 7 prill.

Sipas Prokurorisë, ministri Damka dhe një familjar tjetër i tij kanë sulmuar kandidaten për deputete, Arda Maloku, si dhe e ka kërcënuar me jetë Muharrem Jablen.

Damka e Maloku janë pjesëtarë të komunitetit turk, por kundërshtarë politikë në  zgjedhjet e 9 shkurtit, njëri si kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës e tjetra si kandidate nga Partia e Lëvizjes Inovative Turke.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika