Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se sot, me datë 13 janar 2022, policia rajonale në Prizren, përkatësisht stacioni policor Prizren-Veri, ka bërë pranimin e “Dhomës mike”, një donacion nga MSU-KFOR Italian.
Pritjen e mysafirëve nga MSU-KFOR Italian e kanë bërë stafi i drejtorisë rajonale në Prizren dhe, së bashku më përfaqësuesin e këshillit të KFOR-it dhe udhëheqësin e MSU e kanë prerë shiritin e inaugurimit të “Dhomës mike”.
Dhoma mike është një zyrë e kompletuar e cila shërben për intervistimin e viktimave të dhunës në familje dhe viktimave me nevoja të veçanta, andaj një investim të tille donacion, policia e Kosovës është duke e pranuar pothuajse në të gjitha stacionet.






