PRIZRENI ME RAJON

Përurohet “Kooperativa Bujqësore Krusha”

Përurohet “Kooperativa Bujqësore Krusha”
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Mars 2021, 15:51

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të “Kooperativa Bujqësore Krusha”.

Ky projekt ishte një ëndërr, për të cilën Fahrie Hoti nuk u dorëzua kurrë derisa e bëri realitet.

Postimi i plotë:

Pikërisht, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të “Kooperativa Bujqësore Krusha”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me kontribut vullnetar të disa bizneseve vendore, të kordinuara nga Ambasada e Shqipërisë.

Sot më shumë se kurrë, vuajtjet, dhembja, sakrifica e grave të Krushës u shpërblye.

Gati 5 vjet më parë, ky projekt ishte një ëndërr, të cilën vetë Fahrie Hoti, heroina dhe shembulli i gruas së pamposhtur, që nuk u dorëzua kurrë, nuk besonte se do bëhej realitet.

Me mjediset e reja bashkëkohore, të denja siç i ka hije, gratë e Krushës do të kenë mundësinë të mbajnë familjet, të rrisin fëmijët e të kontribuojnë në zhvillimin e zonës.

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Pikërisht, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi mori pjesë në…

Posted by Ambasada e Shqipërisë në Kosovë/ Embassy of Albania in Kosovo on E hënë, 8 Mars 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika