Pas përurimit të çerdhes në Kërpimeh, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përuruan edhe çerdhen në Orllan të komunës së Podujevës.
“Çerdhja në Orllan është adaptuar brenda hapësirave të shkollës fillore “Zahir Pajaziti”, përmes një investimi në vlerë 12 mijë euro. Punimet janë kryer nga ndërmarrja publike komunale “Eko Llapi”. Aty janë dy dhoma për edukim dhe fjetje, si dhe një për ushqim”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.





