Kërkesa e kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, drejtuar institucioneve shëndetësore që të mos përgjigjen në pyetjet e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, ka përplasur deputetët në mbledhjen e sotme ku po diskutohet për monitorimin e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se pas ndërhyrjes së kryetares sa komisionit do të tërhiqet nga grupi punues për monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
“Është ndërhyrje në punën e grupit punues, është minim i punës. Është absurde me iu dërgu e-mail institucioneve për të mos u përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Po ju tregoj unë nuk mund të punoj në një grup punues derisa ju i dërgoni e-mail institucioneve që të mos përgjigjen. Unë nuk do të jem më pjesë e këtij grupi punues”, tha ai, raporton Kp.






