LAJME

Përleshen mes vete shtatë persona në Prizren, dy përfundojnë në spital

Përleshen mes vete shtatë persona në Prizren, dy përfundojnë në spital
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2025, 09:23

Shtatë persona janë përfshirë në një rrahje në orët e para të së mërkurës në rrugën “Transiti i ri, Arban” në Prizren.

Policia në raportin 24-orësh të enjten ka thënë se gjatë përleshje ka pasur edhe shkrepje të armës.

Dy nga të dyshuarit që janë përfshirë në rrahje janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Tre të dyshuar janë ndaluar për 48 orë, ndërsa katër të tjerë janë në arrati.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika