Sot në Suharekë, me homazhe u përkujtua masakra e vitit 1999 ku forcat serbe vranë e masakruan 49 anëtarë të familjes Berisha.
“Ne nuk do t’i harrojmë kurrë. Sepse rënia e tyre i takon të përjetshmes. Do t’i nderojmë të gjithë brezat gjithmonë me nderim dhe lavdi” – ka shkruar kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, në Facebook.
Në këtë vend, me 26 mars të vitit 1999 forcat serbe, vranë e maskruan e më pas kishin zhdukur 49 anëtarë të familjes Berisha, prej të cilëve 19 viktima kanë qenë të moshës nën 18-vjeçare, ndërsa trupat e tyre u zhdukën e u bartën gjetiu.





