Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku bëri të ditur se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.Balluku tha se raporti u është prezantuar dy skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria.
“Raporti, i cili u prezantua nga konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha kuqezi”, u shpreh Balluku.Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm si një transport komercial të rëndësishëm, që do të lidhë portin e Durrësit me portin e thatë të Prishtinës, por edhe si një transport alternativ që do të lidh udhëtarët e shumtë midis dy vendeve.





