LAJME

Përfundon protesta e serbëve, lirohet për qarkullim rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë

Përfundon protesta e serbëve, lirohet për qarkullim rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Janar 2023, 13:36

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është liruar për qarkullim të automjeteve rruga rajonale Shtërpcë – Prevallë, që ishte e bllokuar për shkak të protestës së serbëve.

Sipas PK-së, në ora 12:30 ka përfunduar protesta që ishte paralajmëruar të mbahej në Shtërpcë.

Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk është raportuar për incidente, transmeton Klankosova.tv./klankosova.tv/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika