Policia Rajonale e Prizrenit në një kominikatë për media ka njoftuar se sot, në objektet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, u bë njoftimi mbi përfundimin e projektit mbi instalimin e kamerave të sigurisë në fshatin Novakë, Komuna e Prizrenit, fshat ky i banuar kryesisht me banorë të komunitetit serb.
Të pranishëm në takim ishin , përfaqësuesit e OSBE-se, të cilët e bënë të mundur realizimin e projektit, përfaqësuesi i Drejtorisë për Emergjenca i Komunës së Prizrenit, përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren si dhe përfaqësuesit e Stacionit Policor Prizren Veri – si stacion që do të bëjë monitorimin e kamerave të sigurisë, ndërsa përfituesit kryesor në këtë drejtim janë banorët e fshatin Novakë, Komuna e Prizrenit.
Me këtë rast u bë pranimi i pajisjeve të vendosura në Shërbimin e Kujdestarisë së SP Prizren -VERI, sikurse në vijim:
– Një shtëpize kompjuteri;
– Një monitor (ku do të vëzhgohen 9-të kamerat e vendosura në Novakë) si dhe paisje përcjellëse.






