Komuna e Prizrenit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në SHFMU “Mati Logoreci”.
Me këtë rast është bërë montimi i dyerve e dritareve të reja, ndriçimit, fasada e jashtme e objektit shkollor si dhe është bërë izolimi me kulmin e ri.
Ky projekt, i rëndësishëm për nxënësit dhe personelin e shkollës, është realizuar përmes marrëveshjes për shërbime të efiçiencës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë”, thuhet në fund të njoftimit.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.