Sot në shkollën tonë ka pasur shkëmbim mes dy ushtarëve të KFOR-it të Ushtrisë Zvicerane dhe drejtorit ekzekutiv të Asociacionit “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller.
Qëllimi kryesor i takimit ishte forcimi i marrëdhënieve ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve arsimore civile dhe veçanërisht t’u jepet mundësia të rinjve të bëjnë pyetje kritike për praninë dhe detyrat e ushtarëve të KFOR-it në vendin e tyre në të ardhmen.






