Pikat kufitare të Kosovës e kanë nisur qetë mëngjesin e së dielës, me pritje të shkurtra për hyrje dhe dalje.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 15 minuta.





