- Reklama -

Për tejkalim të krizës, Osmani propozoi zgjatje buxhetore

Presidentja Vjosa Osmani ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një krizë pagash për punëtorët e sektorit publikë. Ajo ka thënë se s’pati gatishmëri nga liderët partiakë për procedimin e projektbuxhetit të miratuar të premten nga Qeveria në detyrë.

Osmani ka shtuar se kërkesa për zgjatje buxhetore nga presidentja është kushtetuese.

- Reklama -

“Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballem me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se pas shqetësimeve rreth procedurave të miratimit të Projektbuxhetit nga Qeveria dhe mosdakordimit të partive për të, ajo mund ta marrë si detyrim dhe ta procedojë zgjatjen buxhetore si dhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend.

“Prandaj edhe propozimi im ishte që sipas nenit 79 të Kushtetutës, që nëse ata s’dakordohen që këto iniciohen si nisma legjislative nga qeveria, atëherë atë detyrim ta marr unë dhe si presidente t’i procedoj edhe zgjatjet buxhetore edhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend meqenëse nuk i kam tkompetencat e kufizuara dhe një gjë e tillë njihet si e drejtë e presidentes”./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort