LAJME

Për shuerjen e zjarrit në Prevallë, nesër pritet të intervenohet nga ajri

Për shuerjen e zjarrit në Prevallë, nesër pritet të intervenohet nga ajri
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2024, 20:16

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ditën e nesërme do të intervenohet nga ajri për shurjen e zjarrit në Prevallë, pasi zjarrfikësit nuk kanë arritur ta shuajnë përshkak të terrenit të vështirë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.

Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri.

Sot, prezent ka qenë edhe zv.Ministri i MPB-së dhe zyrtarë të AME-së.

Për më shumë detaje do të ju njoftojmë në vijim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika