LAJME

Për nder të Ditës së Veteranëve të UÇK-së, Totaj takoi sot veteranët, invalidët e luftës dhe familjarë të dëshmorëve

Për nder të Ditës së Veteranëve të UÇK-së, Totaj takoi sot veteranët, invalidët e luftës dhe familjarë të dëshmorëve
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2023, 22:16

Për nder të Ditës së Veteranëve të UÇK-së, Kryetari Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj kaloi ditën sot bashkë me veteranët, invalidët e luftës dhe familjarë të dëshmorëve, që me krenari kujtuan sakrificën e secilit për themelimin e shtetit tonë të lirë.

“Lufta e UÇK-së është nyja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare dhe jemi me fat që kemi jetuar në kohën e UÇK-së për ta ditur vlerën e lirisë dhe për ta shijuar atë. Lavdi dëshmorëve, martirëve dhe heronjve të gjallë!” – u shpreh Kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika