Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara.
Për herë të parë, Universiteti i Prishtinës do të ofrojë mbështetje financiare për studentët me aftësi të kufizuara

Këtë vendim e mori Këshilli Drejtues i UP-së, në mbledhjen e mbajtur të premtën. Sipas këtij vendimi, gjatë këtij viti akademik, studentët me aftësi të kufizuara do të mbështetën me shumën prej 450 euro. Vlera totale e ndarë për mbështetje të këtyre studentëve është 30 mijë euro.
UP-ja së fundi ka aprovuar një serë iniciativash për mbështetjen dhe stimulimin e studentëve, përfshirë edhe ngritjen e shumës së kompensimit për punë praktike në UP, si dhe ofrimin për herë të parë të bursave për studentët e masterit dhe doktoratës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

