- Reklama -

​Për herë të parë shtatë burra preken me kancer të gjirit, mbi 2 mijë raste të reja në Onkologji gjatë 2025

Për herë të parë gjatë vitit 2025, në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë identifikuar shtatë meshkuj të prekur nga kanceri i gjirit, duke shënuar një rritje krahasuar me vitin 2024, kur ishin regjistruar vetëm dy raste të tilla.

Ndërsa në total gjatë vitit që lamë pas, janë regjistruar rreth 2 mijë e 100 raste të reja të kancerit tek të rriturit, numër pothuajse i njëjtë me vitin 2024, çka sipas drejtuesve të Klinikës së Onkologjisë konsiderohet si trend stabil.

- Reklama -

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, në intervistën për KosovaPress tregon se kanceri i gjirit vazhdon të mbetet lokalizimi më i shpeshtë, me mbi 460 raste te femrat, përveç rasteve të evidentuara te meshkujt.

Sipas tij, edhe gjatë vitit 2025 vazhdojnë të dominojnë tumoret e mushkërive, veçanërisht te meshkujt, të cilat kanë prekur mbi 270 pacientë. Po ashtu, numër i konsiderueshëm i rasteve vazhdon të regjistrohet edhe te tumoret e traktit digjestiv, ku përfshihen kanceri i ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë dhe zorrëve, me theks të veçantë në kancerin e zorrës së trashë, që në total kapin mbi 450 pacientë.

Ndërkaq, bën të ditur se fluksi i pacientëve mbetet i lartë çdo ditë.

“Vitin 2025 ne kemi evidentuar dhe regjistruar si raste të reja, në klinikën tonë, në kancer regjistri spitalor, përafërsisht numër të njëjtë të rasteve me vitin 2024 që është një shenjë e mirë. Deri tani kemi deri në 2100 raste të reja të të rriturve dhe me lokalizimet më të shpeshta sikurse 2024 me dominim të kancerit të gjirit, i cili ka atakuar më shumë se 460 femra dhe për herë të parë këtë vit e identifikojmë shtatë burra me kancer të gjirit, në 2024 dallim së paku dy persona”, tha Kurtishi.

Kurtishi theksoi se lokalizimet tjera mbesin në përqindje të njëjtë, me dominim të tumoreve të mushkërisë me nëngrupet e veta te meshkujt, e cila atakon më shumë se 270 pacientë, tumoret e tubit digjestiv ku përfshihen tumoret e ezofagut, lukthit, pankreasit, mëlçisë, zorrëve të holla të trasha dhe me dominim të zorrës së trashë me numrin më të madh të këtyre rasteve dhe në total kapin më shumë se 450 pacientë… Çdo ditë në Klinikën e Onkologjisë bëhen trajtime ekzaminime dhe takime grupore.

“Një ditë e zakonshme, Onkologjinë e gjen me së paku 250 shërbime. Në shërbimin në radioterapi 130 pacientë dhe tre deri katër rrezatohen”, tha ai.

Klinika e Onkologjisë, aktualisht, nuk ka listë pritjeje për shërbimet që ofron, thekson ndër të tjera Ilir Kurtishi.

Në klinikë janë angazhuar tre specialistë të rinj të onkologjisë, të cilët pritet të lehtësojnë ngarkesën e punës, ndërsa mungesa e infermierëve vazhdon të mbetet një nga sfidat kryesore.

“Në këtë drejtim mund të themi se jemi kampion, meqenëse nuk kemi asnjë pacient që është në listë të pritjes në asnjë shërbim që ne ofrojmë. Shërbimin e radioterapisë e kemi bërë një avancim shumë të lartë me teknika të reja të rrezatimit, jemi duke instaluar aparatin e tretë… Kemi tre specialistë të ri të Onkologjisë që do lehtësojnë barrën shumë. Puna me infermierë akoma edhe pse kemi pasur shpeshherë edhe punësime të reja të infermierëve por prapë këto problemet janë të vazhdueshme për shkak që një numër i infermierëve për shkaqe personale mund të ketë mungesa në punë”, shton ai.

Pohon se gjatë vitit 2025 ka pasur mungesa të vogla dhe të përkohshme, të cilat sipas tij kanë qenë kryesisht pasojë e problemeve me operatorët ekonomikë dhe procedurat e tenderimit.

Sfidë, sipas tij, mbetet furnizimi me disa barna të imunoterapisë që duhet të sigurohen nga shteto.

“Gjatë vitit 2025 në krahasim me 2024 kur furnizimi ka qenë gati maksimal, këtë vit ka pasur periudha ku kemi pasur mungesa të vogla, periudha të caktuara kohore, por kjo sipas raportimeve të drejtorisë dhe barnatores qendrore, në disa raste është lidhur edhe me mungesat e operatorëve ekonomikë dhe dështimet që kanë ndodhur me procedurat e tenderimit. Sa i përket planifikimit të barnave nga Onkologjia dhe SHSKUK-ja, ne kemi qenë në një vijë i cili ka përmbushur nevojat e klinikës më shumë se 90 përqind. Ne gjatë vitit 2025 e kemi pasuruar listën me barna të reja target për mjekimin e sëmundjeve të gjirit, që kanë përmirësuar më shumë cilësinë e trajtimeve onkologjike të gjirit dhe barna të trajtimit të menallomës malinje. Ajo që mbetet sfidë edhe për shtetin edhe për ne është që të kemi prezent akoma më shumë barna, të kemi indikacione të reja, disa barna të imunoterapisë dhe pacientët të cilët kanë nevojë këto barna ti sigurojnë të sigurohen nga shteti”, thotë Kurtishi.

Në Klinikën e Onkologjisë ofrohet edhe shërbimi psikologjik për pacientët, ndonëse kapacitetet janë të kufizuara për shkak të fluksit të madh të rasteve.

“Është një psikologe e cila trajton pacientët, me kapacitete që ka, meqenëse është edhe fluks i madh i pacientëve, disa nga ta kërkojnë shërbime psikologjike, disa nga ta ne i rekomandojmë por ka edhe ata që refuzojnë. Shërbimi psikologjik ofrohet në mënyrë individuale dhe grupore. Numri më i madh të cilët do të ishin të disponueshëm do të bënte më mirë qasjen psikologjike të pacientit”, nënvizon Kurtishi.

Sipas Kurtishit, diagnostikimi i hershëm, skriningu i rregullt dhe rritja e vetëdijes së qytetarëve mbeten faktorë kyç në përmirësimin e mbijetesës dhe cilësisë së jetës së pacientëve me kancer, derisa nevojitet mbështetje e vazhdueshme institucionale për sigurimin e barnave inovative dhe shërbimeve mbështetëse, përfshirë edhe ato psikologjike./KP/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort