- Reklama -

Për herë të parë një grua zgjidhet presidente e Sllovenisë

Një ngjarje historike është shënuar në politikën e Sllovenisë. Natasha Pirc Musar është e para grua që do ta marrë postin e presidentit të vendit.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, i mbajtur sot, Natasha Pirc Musar del se ka mposhtur kundërshtarin Anzhe Logar, sipas rezultateve ende jo përfundimtare.

- Reklama -

Siç raporton portali Delo.si, pas numërimit të 99 për qind të votave, Natasha Pirc ka fituar 53.86 për qind, ndërsa rivali i saj 46.14 për qind.

Në një deklarim sonte në mbrëmje Natasha Pirc Musar premtoi se do të bëjë të pamundurën që të jetë presidente e të gjithëve dhe premtoi se do të luftojë për demokraci.

Ndër personalitetet e para që e ka uruar presidenten e re sllovene është kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila ka thënë se mezi pret që të punojë me të.54-vjeçarja Natasha Pirc Musar, me profesion avokate, do ta zëvendësojë Borut Pahorin, mandati i të cilit përfundon më 23 dhjetor.

Natasha Pirc Musar ka garuar si kandidate e pavarur dhe ka premtuar se nuk do të anëtarësohet në asnjë parti politike.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort