LAJME

Identifikohet e ndalohet një nga të dyshuarit për sulmin ndaj deputetit, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së djeshme

Identifikohet e ndalohet një nga të dyshuarit për sulmin ndaj deputetit, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së djeshme
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2026, 10:08

Një incident serioz është regjistruar gjatë protestës së 5 tetorit në Prishtinë, ku deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fahrush Rexhepi, është tërhequr zvarrë nga turma dhe më pas është hedhur mbi rrethojat brenda oborrit të Kuvendit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:30, njësia e hetimeve ka pranuar një video-incizim nga burime të hapura, ku shihen disa protestues duke e tërhequr Rexhepin dhe duke e hedhur mbi barrierat e Kuvendit.

Rexhepi figuron aktualisht si deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Rasti fillimisht është trajtuar nga Stacioni Policor Qendra në Prishtinë, ndërsa më pas është transferuar në kompetencë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë njërin nga personat e dyshuar, F.Z.

Ai është lokalizuar rreth orës 19:30 në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim.

F.Z. është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, ndërsa pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë po vazhdojnë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika