Një incident është regjistruar gjatë protestës me moton “Liria ka emër”, e mbajtur më 5 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku një pjesëmarrës është shoqëruar nga Policia dhe më pas është ndaluar për 48 orë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 12:50, F.R. është shoqëruar nga njësitet policore, nën dyshimin se gjatë protestës kishte hedhur mjete piroteknike në drejtim të objektit të Qeverisë së Kosovës dhe atij të Kuvendit.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, gjatë incidentit është dëmtuar edhe një dritare e një zyre.





