Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para mbledhjes së Kryesisë, ka deklaruar se kërkesa e tyre është thirrja e seancës dhe votimi në lexim të dytë i ligjit për Dhomat e Specializuara, raporton Ekonomia Online.
Hamza: Nuk kemi pasur komunikim me LVV-në, kërkesa jonë është e qartë – të thirret seanca

“Jo, nuk kemi pasur komunikim. Kërkesa jonë është e qartë: të thirret seanca, ligji të votohet në lexim të dytë. Nuk ka asnjë vështirësi, asnjë pengesë. Nëse ka pasur çfarëdo pengese apo çfarëdo dileme, pse ka kaluar në lexim të parë?”, tha Hamza.
Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur në orën 10:00, kanë njoftuar anëtarët e kësaj partie. Në mesnatë përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ramadani dorëzon kallëzim penal ndaj Haxhiut

Hodhi mjete piroteknike drejt Qeverisë e Kuvendit gjatë protestës “Liria ka emër” – 25 vjeçari ndalohet për 48 orë

Identifikohet e ndalohet një nga të dyshuarit për sulmin ndaj deputetit, Fahrush Rexhepi, gjatë protestës së djeshme

