- Reklama -

Pensionohet stomatologu i mirënjohur, Rrahim Gërdellaj

Të mërkurën është pensionuar, stomatologu i mirënjohur jo vetëm në Prizren, dr. Rrahim Gërdellaj.

Ai ka lindur në fshatin Rrencë komuna e Dragashit, me 03.02.1956. Pas përfundimit të fakultetit dhe stazhit profesional, punësohet në komunën e Prizrenit në QKMF si Dr. i Stomatologjisë me 17.01.1983. Për nga natyra dhe kultura, i sjellshëm, i urtë dhe me një kulturë të gjërë, i afërt me miq dhe pacientë.

- Reklama -

Para ordinancës së tij gjithmonë krijoheshin radhë të gjata. Pas përfundimit të specializimit, me 10.10.1990 vazhdon punën në të njëjtën qendër.

Në momentet kur kërkohej të luftohet për atdheun, doktori iu bashkangjitë radhëve të UÇK- së në Prill të vitit 1999 me gjithë bagazhin e tij profesional dhe atdhetar, dhe asnjëherë nuk u thirr në atë se çfarë kishte bërë për atdheun.

Me angazhimin e tij, arriti të shkollojë dy djemtë e tij, Fatmirin dhe Nasufin që sot janë Dr. të Stomatologjisē. Rrugëve të gjyshit po shkon edhe nipi Besiani tanimë student i Stomatologjisë.

Dr. Rrahimi, sot po pensionohet duke lënë pas vetes specialistë e stomatologë të rinj, por, e veshtirë të zëvendësohet një specialist me bagazh të madh njerëzor, profesional, miqësor e shoqëror.

Ai sot me rastin e daljes në pension, është vlerësuar me dedikime të shumta në rrjete sociale nga kolegë e miq të tij./tvprizreni.net/

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort