- Reklama -

Apeli i AUV-it: Ky oriz është i rrezikshëm, mos e blini nëse e shihni nëpër markete

Një lloj i orizit është larguar nga tregu kosovar, si dhe është ndaluar përkohësisht importi i tij.

Bëhet fjalë për orizin “Brown Rice Basmati organic 500g”.

- Reklama -

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

“Orizi “Brown Rice Basmati organic 500g” është larguar nga tregu.Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar lajmërimin nga RASFF sistemi, për kontaminimin e orizit me prezence të Orchotoxine A (oharotoksinës A) të llojit “Brown Rice Basmati organic” 500 g. I paketuar me qese plastmase si produkt final në disa vende të Bashkimit Evropian, tregtuar edhe ne Kosovë. Menjëherë inspektorët e AUV-së kanë urdhëruar largimin nga tregu, ndalimin e konsumimit apo tjetërsimi në çfarëdo mënyre tjetër. Ndalimin e importit deri në një vendim tjetër”, ka deklaruar Thaçi per Express.

Thaçi deklaroi se inspektorët e kanë urdhëruar distributorin ta largojë produktin nga shitja.

“Sot inspektorët, kanë urdhëruar distributorin të bëjë tërheqjen e produktit menjëherë nga shitja. Sasia e gjetur neper pikat shitëse nga distributori menjëherë është asgjësuar ne prani te inspektoreve sanitare të AUV-s. Po ashtu inspektori ka dhënë urdhëresën qe të bëjë njoftimin e të gjitha pikave kudo në vend për largim nga tregu nëse ka sasi tjetër prezentë. Pas grumbullimit të gjithë sasisë të asgjësohet në prezencë të autoritetit kompetent”, ka thënë ai.

Nga AUV kanë apeluar te qytetarët se nëse e hasin këtë produkt nëpër markete, të mos e blejnë.

“Njoftojmë të gjithë qytetaret e Republikës se Kosovës, në raste se e hasin në shtije produktin, oriz “Brown Rice Basmati organic” 500 g, mos ta blejnë. Po ashtu në rast se e kanë blerë, mos ta konsumojnë por ta kthejnë në vendin e blerjes. Mbi secilin lajmërim apo ngritje e dyshimit nga sistemet e lajmërimit të organizatave ndërkombëtare të ushqimit. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë sikurse vendet tjera, për ta larguar sa me parë produktin nga tregu”, ka deklaruar Thaçi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vdes një 33-vjeçare nga aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një 33-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një...

Nga Vermica në Slloveni: Rruga e suksesit e Bari Pulajt

Në mesin e shumë tregimeve frymëzuese të bashkatdhetarëve tanë...

KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike nesër në disa vende nga rajoni Prizrenit

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Lipjan, me...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort