LAJME

Pensionohet rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka – nderohet me Medaljen e Karrierës nga komandanti Jashari

Pensionohet rreshter majori i FSK-së, Bedri Zuka – nderohet me Medaljen e Karrierës nga komandanti Jashari
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Mars 2026, 08:24

Me rastin e përfundimit të shërbimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës, u zhvillua ceremonia e pensionimit të rreshter majorit të FSK-së, Bedri Zuka.

Në shenjë respekti dhe mirënjohje për kontributin e tij, rreshter majori Bedri Zuka u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili vlerësoi lart profesionalizmin, përkushtimin dhe rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, me këtë rast, gjeneral Jashari i ndau Medaljen e Karrierës rreshter major Zukës, si vlerësim i veçantë për shërbim të ndershëm dhe të palodhur në uniformë.

Në ceremoninë e organizuar edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, i shprehu mirënjohje për shërbimin dhe i dëshiroi suksese në jetë Zukës.

“FSK i shpreh falënderimet më të sinqerta për punën dhe sakrificën e tij, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe suksese në etapën e re të jetës. Faleminderit për shërbimin” – shkruan në fund FSK.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika