Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar për pensionimin e zëvendëskomandantit të Gardës Kombëtare, kolonel Skender Hoxha, pas përfundimit të shërbimit të tij.
Pensionohet kolonel Skender Hoxha, zëvendëskomandant i Gardës Kombëtare

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, e priti në një takim lamtumirës, ku vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e kolonel Hoxhës në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, duke e nderuar edhe me Medaljen e Karrierës.
Ceremonia zyrtare u mbajt në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët falënderuan Hoxhën për kontributin e tij në çlirimin e vendit dhe në ndërtimin e forcës.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

