LAJME

Pensionohet Ismet Krasniqi, njeriu që e keni parë në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës

Pensionohet Ismet Krasniqi, njeriu që e keni parë në çdo seancë të Kuvendit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2023, 10:36

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pensionohet sot.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në fillim të mbledhjes së sotme të Kryesisë.

Konjufca e ka uruar Krasniqin, duke e falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite në këtë institucion.

Njeriu i cili i kishte qëndruar pranë Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Vjosa Osmanit e tashmë edhe Glauk Konjufcës ishte pikërisht sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm përbëhet nga dy Drejtoritë e Përgjithshme dhe njësitë organizative.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika