LAJME

MoPolicia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it

MoPolicia jep detaje për protestën e mbrëmshme pranë bazës së EULEX-it
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Shtator 2026, 07:15

Policia e Kosovës ka njoftuar për angazhimet e saj gjatë protestave të zhvilluara të mërkurën në Prishtinë, duke bërë të ditur se një pjesë e protestuesve, rreth orës 22:30, kanë lëvizur në drejtim të bazës së EULEX-it, pranë tregut të gjelbër në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, me të arritur pranë hyrjes së objektit të EULEX-it, protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë nisur të hedhin gjësende të ndryshme, mjete të forta dhe mjete piroteknike.

Si pasojë e mjeteve piroteknike, një pjesë e objektit është përfshirë nga një zjarr i vogël, i cili, sipas Policisë, është shuar menjëherë.

Zyrtarët policorë kanë komunikuar vazhdimisht me protestuesit dhe u kanë kërkuar që protestat t’i zhvillojnë në mënyrë të qetë dhe të mos hedhin gjësende apo mjete të rrezikshme në drejtim të objekteve shtetërore.

Policia ka bërë të ditur se ka menaxhuar mbarëvajtjen e tubimeve dhe protestave, të cilat, sipas saj, kanë kaluar pa incidente madhore dhe pa të lënduar në mesin e protestuesve apo zyrtarëve policorë.

Protesta ka përfunduar pas mesnatës, rreth orës 00:20.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika