Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë, në të cilën të pranishëm ishin edhe përfaqësues të organizatave vendore e ndërkombëtare nga USAID-i, GIZ-i gjerman, përfaqësues të institucioneve bankare e fermerë të shumtë, ku patën rastin të diskutojnë për progresin e deritanishëm të sektorit të frutave të imta e veçanërisht boronicës.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se ministri Faton Peci, tha se boronica përfaqëson 16% të eksporteve të pemëve malore, të cilat në vitin 2022 kapën vlerën prej 8.3 milionë eurosh, i cili ishte i orientuar kryesisht për tregun evropian, ndërsa premtoi se ministria që ai drejton do të vazhdoj ta përkrahë këtë sektor.





