- Reklama -

Peci: Lista Guxo do t’i ketë dy ministri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka treguar se partia të cilës i takon ai, Guxo, e cila në zgjedhje kandidoi në një listë të përbashkët me LVV, Alternativën dhe PShDK-në, do t’i udhëheqë dy ministri në qeverinë e ardhshme.

Ai tha po ashtu se Guxo do t’i ketë 8 deputetë.

- Reklama -

“Ne e kemi njëfarë dakordimi në parim. Në prezentimin e kabinetit të ri në përpjekje, Kurti 3, emër i pakontestueshëm është Donika Gërvalla si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Drejtësisë. Minimalisht do ta kemi edhe një ministri tjetër, por që nuk dihet cila do të jetë ajo”, u shpreh Peci.

Faton Peci tha po ashtu se në vitin 2021, nga kampi i LVV-së nuk ka pasur gatishmëri që Guxo t’i ketë dy ministri.

“Arsyeja pse më 2021 Guxo e ka marrë ministrinë e dytë, ka qenë emri im. Tash unë e di që ka qenë edhe një eksponent i VV-së aty në listë që ka qenë i pakënaqur që në moment të fundit nuk ka përfunduar ministër, gjë të cilën unë e kam kuptuar pas rreth dy vitesh. Por unë s’kam qenë as fajtor e as shkaktar i kësaj”, deklaroi ai./klankosova

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort