LAJME

PDK para Qeverisë, Hoxha: Kurti dhe LVV nuk janë mbi shtetin e Kosovës, thirreni seancën konstituive

PDK para Qeverisë, Hoxha: Kurti dhe LVV nuk janë mbi shtetin e Kosovës, thirreni seancën konstituive
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2026, 07:08

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se Albin Kurti bashkë me ministrat e tij i kanë “uzurpuar” pozitat dhe institucionet.

Hoxha, në një konferencë për media para objektit të Qeverisë, ku po qëndrojnë deputetët e Grupit Parlamentar të PDK-së, tha se janë aty për ta ndaluar hyrjen e Kurtit në këtë institucion, të cilin ai e ka marrë peng, sipas saj.

“Kurti duhet ta kuptojë, që në vend se ta sabotojë Kuvendin, ai duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ajo është puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit: ta propozojë emrin dhe të ecim përpara në themelimin e institucioneve”, tha ajo.

PDK e përsëriti thirrjen për Albin Kurtin, i cili ka fituar shumicën parlamentare, që të thërrasin seancën konstituive.

“Një gjë duhet ta dinë edhe qytetarët dhe të gjithë të tjerët që nuk jetojnë në Kosovë, por kontribuojnë për Kosovën. Albin Kurti nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës, partia e tij nuk mund të jetë mbi shtetin e Kosovës dhe mbi Kushtetutën e Kosovës. Andaj, i bëjmë thirrje që sa më parë të kthehen në Kuvend, aty ku e kemi vendin për të nisur legjislaturën e XI dhe për të kthyer rendin kushtetues”, theksoi Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika