Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë që nesër do të bëjnë kallëzim penal për të gjithë anëtarët e bordit të ZRRE-së, për shkak se kanë vazhduar me tarifimin e faturave të energjisë me rritje.
“Sa i përket mosrespektimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë vendimin e Gjykatës në këtë rast për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, meqë Zyra e Rregullatorit të Energjisë, tashmë e ka deklaruar disa herë që nuk do ta respektojë një vendim të gjykatës për pezullimin e çmimit. Tarifimi i energjisë elektrike ka vazhduar me tarifat e reja”.





