Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra në një konferencë të jashtëzakonshme ka folur për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesues së KQZ-së.
Ajo ka thënë se Osmani ka zbatuar urdhrin politik të Kurtit për ta kapur edhe një institucion.
Sipas saj shkarkimi i Dakës është sulm mbi KQZ-në.
“Veprimi i saj përben ndërhyrje flagrante. KQZ-ja është lavdëruar për vite me radhë për organizimin e zgjedhjeve. PDK-ja fton ambasadat e vendeve të Quint-it të reagojnë për cenimin e institucioneve përndryshe mosreagimi i tyre tregon se po i mbështesin këto veprime. Nga sot Osmani do të jetë përgjegjëse për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale”, ka thënë ajo.
Para shkarkimit, Deliu ka thënë se VV-ja kishte filluar linçimin ndaj Dakës.
Sipas saj kjo flet për dhunën politike që ka filluar ta ushtrojë VV-ja ndaj institucioneve.
Ajo ka thënë se Osmani është duke i rrezikuar zgjedhjet për kryetar komunal.