LAJME

PDK e ‘prerë’ me LDK-në: Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje!

PDK e ‘prerë’ me LDK-në: Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje!
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Dhjetor 2020, 11:42

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje.Në një konferencë për media, Tahiri thotë se PDK-ja i vlerëson të papranueshme sjelljen e LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Kosovës.

Po ashtu edhe të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanajn i cili sipas tij, pasi ofendoi familjet e të pagjeturve erdhi prapë në sallën e Kuvendit.

“Neve cdo ditë na vdesin 15 deri 20 qytetarë në ditë, si pasojë e moskujdesit nga COVID-19. Në anën tjetër e kemi një degardim në Parlamentin e Kosovës.

Kjo qeveri e këta kryeministra që kanë dal pas 6 tetorit nuk e kanë hallin e arsimit, e kanë hallin për Pra sot kemi një shumicë parlamentare e cila nuk arrin kurrë ti ketë mbi 35 deputetë në Kuvend. Edhe ne si Opozitë që nuk i kemi numrat që ta qojmë vendin në zgjedhje. Ka ardhur koha që vendi të shkojë në zgjedhje”, thotë Tahiri,

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika