LAJME

PDK e “dridhë” Skënderajn

PDK e “dridhë” Skënderajn
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2021, 18:49

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Skenderaj, ku bashkë me kryetarin e degës së kësaj partie, Sami Lushtakun dhe kandidatët për deputetë të kësaj zone.

Ata kanë zhvilluar takime me familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj.

Hoxhaj me këtë rast ka premtuar përkujdesje të veçantë për këto kategori.

“Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori. Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit!”.

Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së…

Posted by Sami Lushtaku on E martë, 26 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika