Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka njoftuar se kjo parti do ta hap fushatën zyrtarisht të mërkurën nga qyteti i Prizrenit.
Përmes një postimi, Hamza ka theksuar se këtë të mërkurë fushata e PDK-së do të nisë nga Prizreni, duke e cilësuar si momentin e fillimit të veprimit konkret pas, siç u shpreh ai, përfundimit të kohës së fjalëve.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj nisme, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe ecjes përpara.
“Ju ftoj të na bashkoheni. Bashkë. Përpara”, ka përfunduar ai, duke e shoqëruar mesazhin me sloganin #PDK130.
“Koha për fjalë ka përfunduar. Ka ardhur koha për të vepruar. Nga Prizreni i bukur, këtë të mërkurë, e nisim fushatën tonë”, ka shkruar Hamza.
