- Reklama -

PDK: Delawie ka të drejtë, sulmet në senatin amerikan në esencë nuk dallojnë nga sulmet e opozitës VV-AAK-NISMA

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi ka komentuar protestat e kaosin e krijuar në ndërtesën e Kongresit amerikan, shkruan GazetaBlic.Në një postim në Facebook, Bytyçi ka thënë se sulmet në këtë senat, sipas tij, s’dallojnë nga sulmet e opozitës VV-AAK-NISMA, teksa e ka cilësuar si të drejtë deklaratën e ish-ambasadorit Delaëie.

“Sulmet në Capitol Hill — Kongresin/Senatin amerikan në esencë nuk dallojnë nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Këtu amb. Delaëie ka të drejtë për krahasimin”, ka shkruar ai pos tjerash.

- Reklama -

Postimi i plotë: Nëse e lexoni me vëmendje qëndrimin zyrtar të Albin Kurtit lidhur me aktvendimin e GjK-së, e vëreni se ai dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar.
Albini seriozisht mendon se kauza e tij është mbi shtetin e Kosovës, ndërsa dhuna politike si instrument për të përmbysur rendin kushtetues e institucional i pranueshëm për derisa ai e “ka legjitimitetin popullor”.

Sulmet në Capitol Hill — Kongresin/Senatin amerikan në esencë nuk dallojnë nga sulmet e opozitës (VV-AAK-NISMA) në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitin 2015. Këtu amb. Delawie ka të drejtë për krahasimin.
Kjo është edhe arsyeja se pse Albin Kurti nuk ka qenë asnjëhere i kënaqur si KM me pushtetin që e kishte në vitin 2020. Albini kërkon gjithmonë më shumë pushtet për autoritet, e jo pushtet për të qeverisur.

Ai, si çdo populist thirrët në ligjitimitet popullor, e jo në legalitetin institucional qe vjen nga mandati i popullit përmes votës.
Kjo është edhe arsyeja se pse ai e kishte shkelur kushtetutën për të disatën here gjatë mandatit të tij 50 ditor. Kjo është edhe arsyeja se pse ai nuk thotë se do ta pranojnë çfarëdo vendimi të GjK-së, por, do ta analizojnë e pastaj këshilli i LVV-së do të vendos.

Thua ti se rendi ynë demokratik varët nga disa prepotent të Lëvizjes Vetëvendosje që as bukë nuk ngrënë pa ua thënë Albini, edhe këtu jo rastësisht ai e thekson përseri se “popullin” e ka mbrapa!

Albin mund ta ket përkrahur publikisht Joe Biden për president, por tërë jetën e tij është sjellur si presidenti Trump në ditët e tij të fundit në mandat. I mbërthyer në konspiracione dhe i mbuluar në të pavërteta politike, duke arsyetuar gjithmonë dhunën politike me kauza të rrejshme, siç ka qenë në rastin tonë DEMARKACIONI dhe shkëmbimi i TERRITOREVE.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort